23 janar 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë.

Kullat e bisnesit/ I dëbuari nga Shqipëria Abdyl Latif ortak te dy ndërtesat. Ja dokumenti që e lidh me pronarin e Karavan

Zbulohet testamenti i njëriut të Bin Laden

Pse Abdyl Latif i dhuroi të gjitha pasuritë shqiptare, njeriut prej të cilit u vendos sekuestroja nga Gjykata. Si u zbuluan në Tiranë transfertat bankare të Kadiut, emri i të cilit është në listat e FBI si financues i terrorizmit. Kush janë shtatë firmat e tjera ku është pronar Jasim Kadiu dhe çfarë ndodh në kantierin përballë Qeverisë.

Sëmuret Nano, shtyhet mbledhja e kryesisë së PS-së. Ja diagnoza e kryetarit

Diagnoza që i jepet zyrtarisht për sëmundjen e kryetarit te PS-së është influencë gripale disaditore, e cila u pasua dje në mëngjes me një tërheqje muskulare (Lumbalgi acute) që kufizon levizjet fizike. Kozma Tavanxhi, mjek në spitalin Infektiv, shprehet se virusi i gripit shkakton dhimbje në muskujt e mesit dhe të kofshëve.

Vrau e plagosi në Gjermani e Itali

Kapet në Londër bosi nga Fieri

Policia italiane arreston në Londër fierakun Bernard Ganaj, i cili në nëntor të vitit 2000 plagosi 6 persona, duke qëlluar me pistoletë përpara diskotekës ”Nuovo Bocaccio” të Torinos. Ai shtiu në mes të 100 vetave me të 8 plumbat që kishte në karikator. Menjëherë pas ngjarjes, shqiptari u largua në drejtim të paditur dhe u shpall në kërkim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb