TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e Reçakut, nga e cila kanë kaluar plot 20 vite. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Meta, ndërsa shpreh mirënjohjen për misionin  e OSBE-së në Kosovë dhe Ambasadorin Walker, shkruan se gjaku i Reçanit nuk bëhet ujë.

Kreu i Shtetit nderon edhe viktimat e këtij krimi mizor, ndërsa shprehet se popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme.

“Si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithërruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Miloseviç. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Ëalker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës.
Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë”, shkruan ai.

50224074 2088922297820699 8070348427990401024 N

 (BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb