Sado e pabesueshme që mund të duket, fundi i muajit mars shënoi 20 vjetorin e daljes për herë tëparë në kinema të serisë së parë të filmit “Matrix”, me regjinë e vëllezërve Uaçovski. Ky film shkencor “cyberpunk”, ishte një hit në kinematë e mbarë botës, për shkak të vizionit futuristik dystopian, ndjenjën e veçantë të modes, dhe sekuencat e shkëlqyera të aksionit.

Por, ai ishte gjithashtu një katalizator, për debatin popullor rreth disa temave filozofike shumë të mëdha. Filmi përqëndrohet tek një haker kompjuterash, “Neo” (luajtur nga aktori Kenju Rivs), që mëson se e gjithë jeta e tij është jetuar brenda një realiteti të përpunuar dhe të simuluar.

Kjo botë ëndrrash të gjeneruara nga kompjuteri, u krijua nga një inteligjencë artificiale e krijuar nga njeriu, që industrialisht shfrytëzon trupat njerëzorë për energji, ndërsa i huton ata përmes një realiteti relativisht të këndshëm paralel të quajtur “matrix”.

Ky skenar, kujton një nga eksperimentet më të qëndrueshme të mendimit të filozofisë perëndimore. Në një pjesë të famshme të Republikës, Platoni na bën ta përfytyrojmë gjendjen njerëzore si një grup të burgosurish që kanë jetuar gjithë jetën në shpellë të prangosur, ndaj përvoja e tyre e realitetit është e kufizuar në hijet e projektuara në faqen e shpellës së tyre.

Një i burgosur i liruar, sugjeron Platon, do të habitej po të zbulonte të vërtetën rreth realitetit, dhe do të verbohej nga shkëlqimi i diellit. Nëse ai kthehet pas në shpellë, shokët e tij nuk do të kishin mundësi të kuptonin atë që ai e kishte përjetuar, dhe me siguri do të mendonin se ai ështëçmendur. Ikja nga robëria e injorancës, është e vështirë.

Tek “Matrix”, Neo çlirohet nga udhëheqësi rebel Morfeus (ironikisht, emri i perëndisë greke të Gjumit), duke u zgjuar për herë të pare në jetën reale. Por, ndryshe nga i burgosuri i Platonit, icili zbulon realitetin “më të lartë” përtej shpellës së tij, bota që e pret Neon është e shkretuar dhe e tmerrshme.

Shqisat tona të dështueshme

“Matrix”, ndalet edhe tek çështje filozofike të trajtuara shkëlqyeshëm nga francezi Rene Dekarti në shekullin XVII-të, në lidhje me pamundësinë tonë për të qenë të sigurt, në lidhje me dëshmitë e shqisave tona, dhe aftësinë tonë për të ditur diçka të saktë mbi atë se si është bota në të vërtetë.

Madje Dekarti, vuri në dukje vështirësinë e të qenurit i sigurt, se përvoja njerëzore nuk është rezultat i as i një ëndërre apo një mashtrimi sistematik keqdashës. Skenari i fundit, u përditësua në vitin 1981 nga filozofja Hilari Putnam, që mendoi një eksperiment, ku një shkencëtar manipulon përmes elektricitetit një tru, për të nxitur ndjenjat e jetës normale.

Pra, tek e fundit, çfarë është realiteti? Mendimtari francez Zhan Bodilar, libri i së cilës shfaqet shkurtimisht në fillim të filmit, shkroi gjerësisht mbi mënyrat përmes të cilave shoqëria bashkëkohore, gjeneron imitime të sofistikuara të realitetit që bëhen kaq realiste, sa që ata ngatërrohen për vetë realitetin ( si për shembull duke gabuar hartën për peizazhin, ose portretin për personin).

Natyrisht, nuk ka nevojë për një konspiracion të Inteligjencës Artificiale të llojit Matrix, për ta arritur këtë. Ne e shohim atë tani, ndoshta edhe në një mënyrë më intensive se sa 20 vjet më parë, me dominimin e “reality TV”, dhe identiteteve të kuruara të mediave sociale.

Në disa aspekte, filmi duket se arrin në një pikëpamje të afërt me atë të filozofit gjerman të shekullit XVIII-të, Emanuel Kant , i cili këmbëngulte se shqisat tona jo thjesht kopjojnë botën; përkundrazi, realiteti përputhet me kushtet e perceptimit tonë. Ne e përjetojmë botën për atë qëështë, përmes spektrit të pjesshëm të shqisave tona.

Etika e lirisë

Së fundmi, trilogjia e “Matrix”, pretendon se individët e lirë mund ta ndryshojnë të ardhmen. Por si duhet të ushtrohet kjo liri? Kjo dilemë shpaloset në serinë e parë në skenën e famshme tëpilulës së kuqe dhe asaj blu, që merret me etikën e besimit. Zgjedhja e Neos, është të përqafojë ose “të vërtetën reale” (siç ilustrohet nga pilula e kuqe që i ofrohet nga Morfeu), ose të kthehet në “realitetin” e tij më normal (nëpërmjet pilulës blu).

Ky problem u trajtua në vitin 1974 nga filozofi amerikan Robert Nozik. Nëse na ofrohet një “makinë përvoje”, e aftë të ofrojë çfarëdolloj përvoje që ne dëshirojmë, në një mënyrë të padallueshme nga ato “reale”, a mos duhet ta preferojmë me kokëfortësi të vërtetën e realitetit? Apo mund të ndihemi të lirë, të qëndrojmë brenda iluzionit tonë komod?

Tek “Matrix”, ne shohim rebelët që refuzojnë me vendosmëri rehatinë e “Matrix”, duke preferuar realitetin e zymtë. Por, ne gjithashtu e shohim tradhëtarin rebel Shifer, që kërkon dëshpërimisht vendosjen në një realitet të këndshëm të simuluar. “Injoranca është lumturi”- pohon ai.

Personazhi kryesor negativ, Agjenti Smith, vëren se ndryshe nga gjitarët e tjerë, njerëzimi (perëndimor) po konsumon pabesisht burimet natyrore. Matrica, sugjeron ai, është një “shërim” për këtë “sëmundje” njerëzore. Ne kemi dëgjuar shumë rreth rreziqeve të mundshme të Inteligjencës Artificiale, por ndoshta ka diçka të vërtetë në akuzën e Agjentit Smith. Në ngritjen e këtij tensioni, “Matrix” vazhdon të prekë nervat tona – sidomos pas 20 vitesh të tjera, të njëkonsumizmi të shfrenuar. /The Conversation – Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: