Në fillim ishte letra e Flutura Hakës, drejtoreshës se shkollës së mesme, ne fshatin Stravaj të Përrenjasit, që mbërriti tek emisioni “Shqiptaret për Shqiptaret”. Ndër rreshtat e asaj letre, ajo shkruante: Ketiana ka lindur me një defekt në shtyllën kurrizore. Po ju përcjell lutjen, thirrjen time, të gjithë mësuesve të shkollës si dhe të të gjithë shokëve e shoqeve të Ketianës: ndihmojeni vajzën e ëmbël të fshatit tonë. Operacioni që vetëm ju mund ta mundësoni, do t’i shpëtojë jetën. Unë besoj shumë se ju do të trokisni një ditë, në derën e Ketianës! Dhe trokitja ne atë dere nuk vonoi.

Gazetarja e emisionit Voltiza Duro u tha prindërve pasi trokiti në derën e tyre se stafi kishte ardhur për Ketianën. Prindërit e Ketianës i gjetëm të këputur nga varfëria e nga dhimbja për sëmundjen e vajzës se tyre.

“Në 2009 ju shfaq shoqet i qeshnin e dërguam në spitalin ushtarak, e dërguam jashtë por nuk na I morën përsipër, ka vajtur atje ku nuk mban dot më ”, thotë babi i Ketianës. “Ta shoh fëmijën shtrirë është shumë keq, nuk merr dot fryme buke nuk ka hic ”thotë e ëma e saj. Ndërsa Ketianën e gjetëm ne këtë gjendje. Sot ajo është 20 vjeç. Skolioza ka nisur ta rëndoje qe kur ishte fare e vogël.

“Kur kam qenë në vit të pare kuptova se çfarë kisha tamam, nuk e mendoja se do të arrija deri këtu ne këtë gjendje që te kem këtë sëmundje kaq të rënde, më kërcasin eshtrat, nuk i dihet jetës sime, se imagjinoja se do me ikte fëmijëria kështu më mirë mos te kisha lindur fare, nuk kam parë asnjë dite te bukur, i lutem Elvis Nacit e Sidrit Bejlerit…”, thotë Ketiana.

Pas këtyre lutjeve, Ketiana dëshironte t’ia përcillte lajmin e mire edhe drejtoreshës, që shkroi letrën për sëmundjen e saj. Të dyja bashkë, drejtoresha dhe Ketiana bënë thirrjet e fundit për ndihmë. “Ju bëj thirrje të gjithëve ju lutem ndihmojeni këtë vajzë” thotë ajo. Zëri i mësueses, i prindërve dhe i Ketjanës u dëgjua. Pak ditë më pas, shkuam përsëri në këtë fshat e ne këtë shtëpi, për ta marrë këtë herë Ketjanën me vete, për ta sjellë në Tiranë, ku do t’i mundësohet operacioni aq shumë i kërkuar, dhe i domosdoshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=C9cRBrBPbfI

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: