Një vajzë 20-vjeçare nga Kanadaja vdiq tragjikisht pasi puthi të dashurin e saj. Myriam Ducré-Lemay dhe i dashur i saj ishin në një festë në Montreal dhe më pas shkuan në shtëpinë e djalit. Para se të flinte ai hëngri një sanduiç me gjalpë kikiriku.

Pak minuta pasi puthi të dashurën, ajo nisi të kishte probleme me frymëmarrjen. Edhe pse ambulanca mbërriti brenda pak minutave, vajza nuk mbijetoi dot.
Vajza 20-vjeçare kishte alergji nga kikirikët, por i dashuri nuk dinte asgjë në lidhje me këtë. Ai i dhuroi një puthje, por më pas gjërat shkuan keq.
Nëna e vajzës në një intervistë për mediat e huaja, ka folur në lidhje me rreziqet e alergjisë nga ushqimet. Gjithashtu nëna ka rrëfyer për jetën e së bijës dhe lidhjen e saj.

“Çdo gjë po shkonte mirë në jetën e saj. Ajo më tha që kishte rënë në dashuri. Ishte hera e parë që shikoja tim bijë t’i shkëlqenin sytë.”, tha nëna Micheline Ducré. Ajo tregon se lidhja ë të rinjve sapo kishte filluar dhe nuk i kishte rënë rasti që t’i tregonte për alergjitë që kishte.
Sipas mjekëve kanadezë, vajza duhet të kishte mbajtur byzylykun që tregon se ajo është alergjike. Kjo do të kishte shmangur shumë pasoja, thonë ata.
Në rast se djali, i dashuri do e kishte parë atë, ai sigurisht nuk do e kishte puthur të dashurën, por do të kishte pritur deri në 4 orë, sa të ikte efekti i kikirikëve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: