Britney Spears ka kujtuar sot 20-vjetorin e këngës së saj debutuese “Baby One More Time”.

Ajo shkruan se, “është e vështirë ta përshkruash me fjalë atë që do të thotë për mua fakti se 20 vjet më parë, bota dëgjoi muzikën time për herë të parë. Shumë ka ndodhur që nga ajo kohë, por unë dua të falenderoj fansat e mrekullueshëm që kanë qenë me mua që nga dita e parë”.

Popstarja 36-vjeçare, shpërndau dhe një klip 30 sekondësh, që përfshinte disa pamje gjatë regjistrimit të “Baby One More Time”. Gjithashtu ajo përfshiu edhe pjesë nga një intervistë nga ajo kohë, ku këngëtarja deklaronte se të dëgjoje këngën në radio ishte një gjë e mrekullueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb