TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka kërkuar ndjesë sot në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të emisionit të ideuar dhe drejtuar prej tij “Opinion”.

Fillimisht Fevziu e ka nisur me Artan Lamen, për shkak të të bërtiturës së tij “pusho”, duke prezantuar edhe një klip të shkurtër, si këngë. Më pas, gazetari i është drejtuar gjithë opinionit publik duke iu kërkuar falje nëse janë ndjerë të lënduar ndonjëherë nga emisioni.

“Dje këngëtari Florian Mumajesi më çoi një projekt kënge, si dhuratë në 20-vjetorin e ‘Opinion’. Në fakt nuk është bërë kurrë këngë, por unë do doja që regjia ta luajë pak tani. Është e shkurtër fare. ‘Urdho shkopin…ti me shkop në dorë…Pushoo! Pusho mo të mbarojë dhe çohu prapë…’. Unë e nisa me këtë sekuencë sepse ky është një nga momentet e këqija të këtyre 20 viteve. Është një nga ato momentet ku del nga vetvetja. Unë i kërkova falje mikut tim Artan Lame, por kjo nuk mjafton.
Unë iu kërkoj falje të gjithë atyre që në këto 20 vite janë ndjerë të lënduar nga emisioni ‘Opinion’. E di që ne nuk mund të jemi as më të mirë e as më të këqij se shoqëria shqiptare, tha Fevziu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: