Fondi i garancisë prej 200 milion euro që qeveria i ka dhënë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të përballuar krizën energjitike sipas ministers së financave Delina Ibrahimaj do të përdoret për nevojat që do të ketë Shqipëria për periudhën e importitit të energjisë. E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në Neës24 ministrja Ibrahimaj tha se një pjesë do të përdoret për periudhën e fundit të 2021 dhe pjesa tjetër në vitin e ardhshëm.

“Mbështetja që është anuncuar nga kryeministri pak se një javë më parë parashikohet që të arrijë në total vlerën 200 milionë euro. Sigurisht që kjo vlerë do të jepet për importet të energjisë elektrike dhe do të jetë e kushtëzuar me nevojat që  Shqipëria do të ketë për të importuar energji. Nuk është një krizë vetëm e çmimeve por është një krizë dhe e ofertës së energjisë elektrike dhe për këtë arsye ishte e nevojshme që ne të merrnim masa që të garantonim likuiditetin e duhur për të blerë energji pasi aty është një treg ndërkombëtar dhe gjithcka varet nga mundësia e financimit të këtyre lëvizjeve.”- u shpreh Ibrahimaj.

Pjesë nga Intervista:

Tufa: Kryeministri pak kohë më parë shpalli edhe gjendjen e emergjencës energjitike.  Fillimisht një koment i juaji, në çfarë gjëndje jemi?

Ibrahimaj: Në fakt, gjendja e emergjencës ka të bëjë me përdorimin më me eficencë të burimeve që ne kemi dhe sigurisht me mbështetjen e institucioneve që merren me energjitikën me qëllim që të mbrohen shresat të cilat janë më vulnerabël ndaj goditjeve të çmimeve. Sigurisht që vijmë nga një periudhë ekonomike jo e mirë. Pra, kishim tërmetin e vitit 2019, pandeminë e vitit 2020 dhe sapo ekonomia shqiptare filloi të tregojë shenja qëndrueshmërie, filloi të performojë mirë, gjatë vitit 2021 ka pasur një ecuri shumë të mirë të rritjes ekonomike, të rritjes së të ardhurave , të punësimit, pra të gjithë treguesve ekonomike. Në fund të këtij viti vjen një tjetër emergjencë e cila ndonëse nuk ka përmasat e pandemisë në shëndetin dhe në mirëqënien e të gjithëve, ka përmasa të mëdha përsa i përket treguesve ekonomikë.

Sigurisht që është roli i qeverive në përgjithësi që të garantojnë qëndrueshmëri dhe të garantojnë që këto goditje nuk do të prekin drejtpërsëdrejti qytetarët. Rritjet e çmimeve të energjisë në botë parashikohet që të arrijnë një pikë në fund të këtij viti dhe gjatë vitit 2022 parashikohet që të zbutet duke gjetur një ekuilibër të ri. Kjo situatë patjetër që do kundërpërgjigje nga ana e qeverisë, nga ana e financave.

Tufa: Pikërisht për këtë qeveria ka shpallur planin për përballimin e emergjencës dhe pjesë e planit është mbështetja me 200 milionë euro e OSHEE. Ku do ti gjejnë ato?

Ibrahimaj: Mbështetja që është anuncuar nga kryeministri pak se një javë më parë parashikohet që të arrijë në total vlerën 200 milionë euro. Sigurisht që kjo vlerë do të jepet për importet të energjisë elektrike dhe do të jetë e kushtëzuar me nevojat që  Shqipëria do të ketë për të importuar energji. Nuk është një krizë vetëm e çmimeve por është një krizë dhe e ofertës së energjisë elektrike dhe për këtë arsye ishte e nevojshme që ne të merrnim masa që të garantonim likuiditetin e duhur për të blerë energji pasi aty është një treg ndërkombëtar dhe gjithcka varet nga mundësia e financimit të këtyre lëvizjeve.

Për vitin aktual, ne jemi duke menduar instrumentin e duhur për financimin e kësaj sasie, për vitin 2021. Sigurisht që sasia e kërkuar prej 200 milionë euro mendohet se do të jetë përgjatë gjithë periudhës. Një pjesë do të jetë për fundin e muajit tetor-nëntor dhe pjesa tjetër do të jetë për 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë vit, performanca e të ardhurave ka qenë shumë e mirë dhe ne do të mundohemi që të gjejmë financimin më të lirë me qëllim që t’i kushtojë sa më pak buxhetit të shtetit kjo ndërhyrje që ne do të bëjmë.

Tufa: Dhe si do të bëhet?

Ibrahimaj: Do të bëhet nëpërmjet një akti normativ, ku do të parashikohet nga do të merren fondet për të gjetur mbështetjen e energjisë elektrike duke ruajtur normat e deficitit dhe të borxhit të cilat janë të parashikuara sipas borxhit aktual.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb