Ishte fundi i prillit 2023, kur në kopertinën e revistës së përjavshme gjermane “Die Aktuelle” u shfaq fotografia e Michael Schumacher me titullin “Intervista e tij e parë”. Titulli dhe kopertina e revistës bëjnë të qartë se vetë shoferi ka dhënë intervistën e tij të parë që nga aksidenti tragjik i skijimit në vitin 2013 që e la në koma. E ndërsa askush nuk e di gjendjen e vërtetë shëndetësore të ish-pilotit, revista vazhdoi me një taktikë shumë të diskutueshme.

Ajo reklamoi në kopertinën e saj se kishte intervistën e parë të Schumacher-it, madje gjoja kishte fjalët e tij. Sigurisht që realiteti është vite dritë larg, pasi ajo që ka bërë revista është përdorimi i një sistemi inteligjence artificiale (chatbot) që mund të përgjigjet duke imituar njerëz të famshëm.

Madje, brenda revistës gjoja kishte frazat e tij në thonjëza për të mbajtur të ngrohtë interesin si “Jeta ime ka ndryshuar tërësisht”.

Familja e tij mori masa ligjore menjëherë pasi intervista e supozuar u bë publike në media.

Gjykata sigurisht që shfajësoi familjen Schumacher dhe grupi mediatik “Funke” pagoi 200,000 dollarë. Në fakt, drejtuesit kërkuan falje publike dhe shkarkuan kryeredaktorin që e lejoi këtë skandal.

Deklarata e revistës pasi pagoi dëmshpërblimin ishte si vijon: “Ky artikull i dobët dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk i përmbush standardet gazetareske që ne dhe lexuesit tanë presim.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: