Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030, ka thënë çifti i mjekëve që qndron pas një prej vaksinave më të suksesshme për luftën ndaj Covid.

Profesorët gjermanë Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, thanë se ndërsa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë.

Profesor Tureci tha: Menojmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë.

Çifti bashkëthemeluan BioNTech në Mainz, Gjermani, në vitin 2008, ku ata kanë punuar për të parë imunoterapitë e kancerit të përshtatura për pacientët individualë dhe kanë zhvilluar  vaksinën Pfizer/ BioNTech Covid.

I pyetur se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, Profesor Sahin tha: “Ne besojmë se kjo do të ndodhë, madje edhe në një shkallë më të gjerë, para vitit 2030”.

Profesor Tureci paralajmëroi: ‘Si shkencëtarë ne gjithmonë hezitojmë të themi se do të kemi një kurë për kancerin’, përpara se të shtonte: ‘Ne kemi një sërë përparimesh dhe do të vazhdojmë të punojmë për to.’

Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19, e cila u përhap gjerësisht në pandemi, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: