TIRANE- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i kredisë konsumatore, përfshi këtu edhe overdraftet, në fund të vitit 2015 arriti në 38.5 miliardë lekë, afro tre miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e vitit 2014.

Sipas statistikave, rritje ka njohur veçanërisht financimi me kredi i mallrave të qëndrueshëm apo afatgjatë. Këtu përfshihen kryesisht blerjet e automjeteve, pajisjeve elektronike, elektrike apo e mobiljeve.

Kredia në lekë përbën tashmë 68% të totalit të kredisë për individë, nga rreth 66% që zinte një vit më parë. Përjashtim bën vetëm kredia për blerjen e pronave, ku ende ka një mbizotërim të kreditimit të euros, ndonëse diferencat po ngushtohen vit pas viti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: