TIRANE– Drejtoresha e Përgjithshme, Zana Çela bëri me dije kalendarin artistik 2017 për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Viti 2017-ë është një nga vitet më të rëndësishëm të historisë së artit operistik shqiptar sepse për herë të parë, në historinë 61-vjeçare të TKOBAP, ndodh një proces i rëndësishëm, rikonstruksioni i TKOBAP, cili do të rrisë dinjitetin dhe rizgjojë vlerat e historisë së tij.

Për herë të parë teatri zhvendoset për te realizuar kalendarin e tij në teatro dhe skena të tjera. Zhvendosemi për tu rikthyer në një godinë që artistët dhe publiku shqiptar meriton të ketë.

Ky vit përkon gjithashtu me 100-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të madh Prenk Jakova. Me një dekret të veçantë TKOBAP shpall 2017-ën vitin Prenk Jakova.

Tashmë që rikonstruksioni i godinës ka nisur, shfaqja e parë e sezonit të ri përkon edhe me nisjen e turit artistik “Koncerti”, i dirigjentit Ermir Krantja, në sallën e Katedrales së Kishës Ortodokse.

Mbrëmjen e së hënës ka çelur rrugën e “Operas Tour” nëpër qytete dhe skena të tjera në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Gjithashtu do të jenë premierë koncertet gala që do të organizohen me rastin e Preng Jakovës, Çesk Zadesë dhe janë 4 koncerte të tilla.

“Këtë javë, më datë 9 dhe 10 mars do të jemi me operën “La Traviata” në qytetin e Shkodrës dhe ky është një moment për t’u shënuar, sepse opera del në turne për shfaqje operistike pas 35 vitesh”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: