TIRANË

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter” ka përshëndetur idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili deklaroi  se është koha për shpalljen e 2019 si vitin e NATO-s. Ky propozim vjen pas 20-vjetorit të ndërhyrjeve të trupave të Aleancës së Atlantikut të Veriut për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit.

Rama shprehet se kjo korrespondon edhe me 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë strukturë. Mes tjerash, shefi i ekzekutivit shkruan se është  koha që dita e kufirit “Shengen” në Morinë të shërbejë si një moment kulmor i këtij viti.

“E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë??Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO??Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s?”, shkruan Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb