TIRANE

Futbolli është një nga sportet më popullore në Shqipëri por edhe në mbarë botën. Të shumta janë emisionet televizive në Shqipëri të cilat na informojnë, por të shumta janë edhe moderatoret shqiptare të cilat drejtojnë këto programe.

Vajza të bukura të cilat komentohen dhe pushtojnë faqet e para të gazetave me lajme që jo gjithmonë lidhen me futbollin. Sot në emisionin “Rrugëtim e me Anilën”, në Neës24 ishin të ftuara dy nga moderatoret më të njohura të sportit në Shqipëri Eva Murati dhe Daljana Sejdia.

Por si është të jesh moderator sporti në Shqipëri?

“Ekziston një lloji paragjykimi shumë i madh në lidhje me vajzat e sportit, shembujt nuk është se kanë qenë gjithmonë shumë të mirë, aty vendosej një vajzë bukuroshe përkrah një mashkulli që e mbante gjithë emisionin. Ka raste shumë të ndryshme, në botë ka zonja shumë të nderuara që e mbajnë shumë mirë sportin, por gjithmonë ekzsiston një lloji paragjykimi dhe un ë këtë kam patur qëllim të paktën për veten time të dal nga ky lloji paragjykimi dhe publiku e ka mirëpritur. Kur e nisa drejtimin e Champions League pata frikë nga kjo përfshirje jo vetëm për faktin që ishte një fushë e panjohur por nuk doja të lija një shije tjetër te publiku”- u shpreh moderatorja Eva Murati

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: