Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrim (SPAK) Arben Kraja në një komunikim për mediat foli për çështjen e inceneratorëve.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë hetim për inceneratorin e Tiranës, ai tha se hetimi është i hapur jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por për të tre inceneratorët atë të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Pyetje: A ka hetim për inceneratorin e Tiranës?

Kraja: Ka hetim për të tre inceneratorët.

Gjithashtu ai theksoi se viti 2022 do jetë i vështirë për personat që shkelin ligjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: