Duhanpirja do të zhduket deri në vitin 2050 nga SHBA, pjesë të Europës, Australisë dhe zonave të mëdha të Amerikës Latine, nëse vazhdon trendi në rënie i parë në dekadat e fundit, shkruan Adam Spielman, analist në Citigroup.

Në një analizë ai thotë se përdorimi i cigareve në një numër vendesh në zhvillim mund të shkojë në zero në tre dekadat e ardhshme ndërsa duhanpirësit ose lënë cigaren ose kalojnë në produkte alternative.

Analiza tregon se sa e rëndësishme është që kompanitë e mëdha të duhanit të gjejnë alternativa konkurruese të cigareve tradicionale. Industria ka pësuar disa nga ndryshimet më të mëdha në historinë e saj: Numri i fëmijëve që aktualisht pinë duhan ka rënë me pothuajse tre të katërtat në 20 vitet e fundit, përdorimi i duhanit tek burrat është në rënie për herë të parë në nivele rekord dhe shitjet e cigareve kanë parë rënie për dekada me radhë.

Philip Morris International, prodhuesi i cigareve Marlboro dhe tashmë prodhues i produktit alternative IQOS, gjithashtu ka sinjalizuar se cigaret mund të fillojnë të dalin jashtë mode brenda një dekade. Kompania ka një avantazh në alternativat e duhanpirjes me pajisjen e saj me ngrohje dhe jo djegie të duhanit, IQOS dhe tani merr pothuajse një të katërtën e të ardhurave të saj nga produktet pa djegie.

Megjithatë, në vende si Kina, Franca dhe Rusia, konsumimi i cigareve tradicionale ka të ngjarë të jetë ende një gjë e zakonshme në vitin 2050.

“Trendet aktuale nuk sugjerojnë një botë pa cigare fare,” thotë Spielman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: