21 ditë nga fillimi i Botërorit për Brazilin ka ardhur një lajm i keq. Pas Dani Alves i cili nuk do të udhëtojë në Rusi në dyshim është edhe Douglas Costa. Futbollisti i Juventusit ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të humbasë ndeshjen miqësore kundër Kroacisë.

Megjithatë 27-vjeçari sipas mjekut të kombëtares së Brzilit do të arrijë të riaftësohet në kohë për Botërorin. “Costa ka një problem në kofshën e këmbës së majtë. Është problem që e ka pasur edhe më parë. Gjendja e tij do të vlerësohet këto ditë. Mund të humbas miqësoren me Kroacinë por mendoj se ka kohën e nevojshme për të qenë në Rusi”, përfundon Lasmar.

Edhe nëse rezulton kështu te Brazili janë në alarm. Për Neymar-in ka shumë dyshime nëse do të jetë në formë optimale pas 3 muajve stop, Felipe Luis vjen pas një dëmtimi dhe tani Costa i cili mund të mos kapë ritmin deri më 14 qershor.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb