TIRANË

Për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati më 21 janar kanë ndodhur ngjarje që na kanë nderuar, na kanë dhembur dhe na kanë turpëruar.

Në një postim në rrjetet sociale Bushati thotë se 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes është një ngjarje që na nderon, si dëshmi e maturisë politike.

14 vjet më parë në këtë datë është ndarë nga jeta Ibrahim Rrugova, i cili ndërkombëtarëzoi çështjen e Kosovës. Dhe nëntë vite më parë ngjarjet e 21 janarit 2011 për të cilën ish ministri thotë se drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Statusi i plotë:

21 Janarët!
I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.
I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.
I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb