TIRANË-Seanca e parlamentit është karakterizuar nga debate të ashpra ku kryefjalë kanë qenë vrasjet e shënuara 5 vjet më parë në demonstratën e së majtës në Bulevard para kryeministrisë.

Deputeti Erjon Brace replikoi me Sali Berishën që sapo ishte ulur në karrigen e tij në Kuvend. Në fund të fjalës, deputeti socialist ka kërkuar që të mbahet 1 minutë heshtje për viktimat e shënuara në 21 janarin e 5 viteve më parë. Deputetët e PS u ngritën menjëherë më këmbë, kurse ata demokratë hezituan. 40 sekonda ata panë njëri-tjetrin në sy dhe më pas hodhën vështrimin nga Sali Berisha. Ky i fundit u ngrit më këmbë dhe më pas gjithë deputetët e djathtë. Pas kësaj, Brace shqiptoi, “I përjetshëm qoftë kutimi i tyre”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: