Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka përfunduar hetimin, duke marrë vendim që s’ka elemente për të nisur procedurat penale.

Kjo lëvizje vjen pas pretendimeve të zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviç, se atij iu ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar nga pushteti partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.

Në fund të nëntorit, biznesmeni Miodrag Daka Davidoviç ishte shprehur se ka informacione se dikush u përpoq ta “blinte” Abazoviçin duke i ofruar 21 milionë euro për të ndryshuar anën pas zgjedhjeve parlamentare më 30 gusht.

“Vijesti”, raporton se ai kishte thënë se udhëheqësit të Lëvizjes “URA” iu afruan paratë nga një humanist i njohur.

Po ashtu Abazoviçi konfirmoi se i ishte ofruar shifra, por duke mos e bërë publike se nga kush. Madje ai u kishte thënë prokurorëve të bënin punën e tyre pa specifikuar nëse do të zbulonte emrin e personit për të cilin pretendon se i ka ofruar ryshfet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb