PERU – Ajo donte t’i dorëzonte personalisht kryeministrit peruan një letër, ku i kërkonte lirimin nga burgu të një familjari, por i është afruar aq shumë helikopterit sa është prekur nga një helikë dhe ka humbur jetën në pistë. Gjithçka ka ndodhur përpara telekamerave që po filmonin mbërritjen e kryeministrit peruan Pedro Cateriano në një pistë në afërsi të lumit Tumbes në Peru. Viktima është identifikuar si Dioselinda Feijoò Zapata, 21 vjeç.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: