LUSHNJE – Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet pas kallëzimit penal të babait të një 21-vjeçareje, e cila ka lindur një fëmijë pak ditë më parë. Babai pretendon se vajza është më probleme mendore dhe fizike, por pa kartelë, dhe sipas tij , ajo është abuzuar seksualisht nga shtetasi me iniciale B.V..
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabian, në një familje të komunitetit rom, ndërkohë që 21-vjecarja T.Arixhiu ka lindur fëmijën në maternitetin e Lushnjës në 18 janar, e më as për shkak të komplikacioneve është transportuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. 21-vjeçarja është tentuar të merret disa herë në pyetje nga policia, por kjo nuk është realizuar për shkak se ajo komunikon vetëm në gjuhën rome. Nga ana tjetër i akuzuari B.V. nuk pranon të ketë patur marrëdhënie intime me vajzën.
Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një abuzim seksual ndaj një personi me probleme mendore, çka deri tani nuk është provuar edhe për shkak të mungesës së një kartele të 21-vjeçares. Ndërkohë nuk hidhet poshtë mundësia e një shtatzënie të ardhur nga një marrëdhënie jashtëmartesore.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb