Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dje kandidatin për bashkinë e Klosit, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mes të tjerash Berisha ka renditur shkeljet dhe aferat e kësaj qeverie, ku përmendi edhe udhëtimet e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, për të cilën tha se u disbursuan 22 milion lekë.

“Belinda e cila ulet e porosit biftekun sa një ka 1 mijë euro, a mund të qajë hallin tuaj ajo zonjë e cila po lexoja sot disbursimet e Thesarit për një udhëtim jashtë shtetit si ministri kanë përdorur 22 mln lekë. A mund të lejojmë të na vjedhin e varfërojnë ne në këtë mënyrë?

Këto zgjedhje kërkojnë që ne të bashkohemi”, ka deklaruar Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: