FIER – Policia e Fierit ka marrë masa të rrepta për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes Bylis-Flamurtari, që do të zhvillohet sot në stadiumin “Adush Muçaj”, në Ballsh. Mësohet se 220 policë do të blindojnë stadiumin për të shmangur incidente gjatë ndeshjes.

Policia njofton se duke nisur që nga ora 12:00, nuk do të lejohet parkimi i makinave përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.

“Hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:00, me qëllim për të shmangur radhët e gjata në hyrje për në Stadium. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie nga të cilët 90 janë të FNSH-së dhe 20 nga DELTA. Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë . Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: 1. a) sende të forta
2. b) shishe (të çfarëdolloji)
3. c) fishekzjarre
4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
5. e) çelësa të ndryshëm
Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura. Drejtoria Vendore e Policisë Fier i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datën 14 Maj lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Ballshit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.”- thuhet në njoftimin e policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: