Nga: OLA MITRE* TIRANE-Rreth 230 mjekë e sto matologë të rinj do t’i nënshtrohen provimit të shtetit gjatë muajit maj, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” zbardh sot emrat e kandidatëve që kanë plotësuar kushtet për të hyrë në këtë provim. Përmes listës, kandidatët duhet të verifikojnë nëse janë pjesë e saj ose nëse emrat e tyre janë regjistruar në mënyrë korrekte, në mënyrë që të mos kenë probleme gjatë procesit. Sipas njoftimit të UMSHsë ata kishin afat deri në datën 7 prill për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa të drejtën për t’u regjistruar e kishin edhe ata kandidatë, të cilët nuk e kanë kaluar me sukses provimin e shtetit gjatë sezoneve të kaluara. Ndërkaq, sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, këta profesionistë të shëndetësisë do t’i nënshtrohen testimit të majit sipas një grafiku që do të paracaktohet nga ky institucion.

Provimi zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë, ndërkohë që kandidatët duhet të paraqiten 40 minuta para orarit të caktuar. Profesionet e rregulluara, ku ndër të tjera bëjnë pjesë dhe mjekët e stomatologët kanë të drejtë të japin provimin e shtetit deri në 5 herë. Ndërkohë që, nëse ai nuk kalohet me sukses këta profesionistë nuk kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin. Ndërkaq, sa i takon tarifës që duhet të paguajnë kandidatët fillestarë, ajo kap vlerën e 10000 lekëve, ndërkohë që në çdo rast përsëritës ajo shtohet me 2500 lekë. Kjo do të thotë se kandidatët që futen për herë të pestë në provimin e shtetit duhet të paguajnë 20 mijë lekë.

Listen e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: