Rreth 24 orë para derbit të Madridit mesfushori i Atletico-s, Jorge Resurrección Merodio Koke, është bërë pre e një grabitje me armë në mes të kryeqytetit spanjoll. Mësohet se gjithçka ka qenë e planifikuar.

Grabitësit e kanë ndjekur mesfushorin me motor dhe kanë shfrytëzuar momentin kur ai dalë nga parkingu. Sapo ka hapur xhamin e makinës, Koke ka parë t’i drejtohet një armë mbi kokë dhe është detyruar t’i japë orën presonit të paidentifikuar.
1431610824_478419_1431610864_noticia_grande
Bëhet fjalë për një orë që kushton rreth 70 mijë euro, ndërkohë që mesfushori ka shkuar në polici, aty ku ka bërë kallëzim penal mbi atë që ka ndodhur. Policia ka nisur nga puna për identifikimin e grabitësve, ndaj për këtë po vëzhgohen me kujdes kamerat e vendosur përreth zonës ku ndodhi grabitja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb