Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24 ditën e djeshme u trajtua një ngjarje që ka të bëjë me një të ri shqiptar, lindur dhe rritur në Itali. I cili më 19 maj të vitit 2024 në orën 05:30 të mëngjesit kur kthehej nga puna, u qëllua pas koke nga një grup të rinjsh maroken, algjerian dhe mes tyre një shqiptar.

I riu u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni për më shumë se 8 orë. Pas operacionit i riu Paolo Sarulo mbeti në koma për më shumë se 5 muaj.

Pas zgjimit Paolo mbeti tetraplegjik dhe ushqehet me tub, gjë e cila bëri që pas shumë peripecish nëna e tij Miranda të bëhej pjesë e studios së emisionit “Me Zemër të Hapur” dhe të tregonte për herë të parë publikisht se çfarë kishte ndodhur një vit më parë si dhe problemet e mëdha që vetë ajo dhe i biri kishin përjetuar.

Nga një martesë e dështuar e saj me një shtetas Italian, Paolo ishte detyruar që në fëmijëri të braktiste shkollën për t’ju gjendur pranë nënës e cila dhunohej nga babai i tij (shtetas italian). Gjatë trasmetimit nëna rrëfeu se i biri u braktis për herë të dytë nga babai i tij në këtë moment të vështira që po kalon!

Por pas trasmetimit të emisionit dhe thirrjes që vetë nëna bëri, nëpërmjet GoFundMe, arritën të grumbulloheshin në shumë pak orë, duke u bërë bashkë shqiptar dhe italian duke e çuar shumën në llogari nga 5 euro në gati 53.000 euro.

621e03f2 Db74 4df1 9c19 78aeac4bcc4f
621e03f2 Db74 4df1 9c19 78aeac4bcc4f
903f73ec 5e19 41fc 8a4a A6ef877da2c8
903f73ec 5e19 41fc 8a4a A6ef877da2c8

Sukses ky që për të disajtën herë ndodhë gjatë transmetimit të emisionit me Zemër të Hapur, duke ndryshuar kështu jetën e një të riu dhe duke realizuar edhe sloganin që ata kishin si qëllim! “PAOLO DHE MIRANDA NË JETËN E TYRE TË RE SËBASHKU”.

Për të kontribuar financiarisht për Paolon në GoFundMe, Kliko KËTU

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb