TIRANE – “PBDNJ është zëri i qytetarëve, i njerëzve që janë në nevojë. PBDNJ është një parti që ndryshe votohet, ndryshe numërohet, por është më e fortë dhe e fuqishme nga sa pretendohet.”
Kështu deklaroi kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar me rastin e 24-vjetorit të themelimit të partisë që ai drejton.

Sipas Dules, PBDNJ ndodhet në një agresion politik, por do të rikthehet fuqishëm për të promovuar vlerat e saj.

“PBDNJ, forcë që i qëndron atyre që ka rënë dakord. S’kemi marrë pjesë në merkaton e shëmtuar politike.”-deklaroi Dule.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: