Edgar Çani firmosi këtë verë me ekipin e Partizanit një kontratë nga e cila do të përfitojë 20 mijë euro në muaj ose e thënë ndryshe 240 mijë euro në vit. Një rekord në Superligën shqiptare pasi asnjë futbollist më parë nuk është paguar me këto shifra.
Reagon-Edgar-Cani--Ja-e-v--rteta-e-gjendjes-time-fizike-_TS_30-08-17_6945864371_-1000x600
Sot “Gazzeta dello Sport” publikoi një artikull ku tregonte pagën e çdo futbollisti të “Seria A” për sezonin e ri. Në listën e Milanit, i fundit ishte sulmuesi i talentuar Patrick Crutone i cili falë paraqitjeve mbresëlënëse në fazën përgatitore nënshkroi kontratë të re me “djallin” që e mban të lidhur deri në 2021.

19-vjeçari te Milan është futbollisti që përfiton më pak, 180 mijë euro në sezon. Ndoshta Djaloshi i Milanit do t’i ‘shponte’ më pak xhepat e presidentit Gaz Demi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb