Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve nga Covid-19 në SHBA.

Sipas raportit të CNN Health të rasteve në SH.B.A që zbulohen dhe testohen përmes sistemeve të Shëndetit Publik në vend, ka të paktën 140.570 raste të koronavirusit, nga të cilët 2,443 njerëz kanë vdekur.

Këto shifra përfshijnë raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Hawaii dhe Wyoming nuk kanë raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb