TIRANE– “Të ardhura pa kontrata, qira pa emra, tatime të papaguara”, këto javë vetëm disa nga shkeljet financiare të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në klubin e futbollit “Vllaznia”. Raporti i plotë i auditimit të KLSH-së në klubin më të vjetër shqiptar, zbardhet i plotë sot në GSH.al.

“Për periudhën objekt auditimi rezultoi se përzgjedhja e lojtarëve dhe numri i përcaktuar në ekipin e parë nuk është bërë sipas Rregullores së Federatës së Futbollit neni13/pika 10, pasi për sezonin 2014-2015 janë paguar gjithsej 35 lojtarë të grumbulluar në shumën prej 31,760,000 lekë dhe për sezonin 2015 -2016 janë paguar 32 lojtarë në shumën prej 27,790,000 lekë, nga 25 lojtarë të federuar nga FSHF. Gjithashtu përzgjedhja e lojtarë të ekipit të parë nuk është kryer nga ndonjë bord profesionist në zbatim të kërkesave të rregullores së FSHF”, thuhet mes të tjerash në këtë raport që po publikohet në GSH.al.

klsh-Untitled


KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor

Adresa:Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel-Fax: 04 232-491

Nr. 1237/6 Prot. Tiranë, më 20.03.2017

V E N D I M

Nr. 21, Datë 20.03.2017

PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KLUBIN E FUTBOLLIT “VLLAZNIA” SHA SHKODËR “MBI AUDITIMIN E PËRPUTHSHMËRISË DHE RREGULLSHMËRISË FINANCIARE NË MENAXHIMIN E VEPRIMTARISË”.

Pasi u njoha me Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe projektvendimin e paraqitur nga Grupi i Auditimit të Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, shpjegimet e dhëna nga subjekti i audituar, mendimin për cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit Juridik, Zbatimit të Standardeve dhe Etikës, vlerësimin mbi objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të auditimit të mësipërm, si dhe Drejtori i Përgjithshëm, në mbështetje të nenit 10,15 dhe 30, të Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Shkrimin e plotë e lexoni në “Gsh.al”:

http://www.gsh.al/2017/05/09/25-futbolliste-te-federuar-por-35-te-paguar-klsh-zbardh-shkeljet-financiare-ne-klubin-vllaznia/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb