Një shpërthim i jashtëzakonshëm për 20-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë, që në sezonin e tij të parë në Serinë A ka mahnitur të gjithë specialistët për pjekurinë që shfaq në mbrojtje dhe luftën e fortë në ajër.

Ndaj kërkesat për të janë të shumta dhe brenda pak muajsh Verona e ka rritur kërkesën për kartonin e tij nga 7-8 milionë euro në ndeshjet e para, në plot 25 milionë euro në këtë pikë të sezonit. Por për Kumbullën ka shumë konkurrencë nga brenda Italisë. Napoli, pasi ka blerë Rrahmanin, kërkon të krijojë dyshen e fortë të Veronës në qendrën e mbrojtjes së Gatuzos. Por nuk mungojnë interesimet dhe nga kampionati anglezi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb