Kandidati i LSI në Vlorë, Luan Rama, vlerëson kandidaten e kësaj force politike në po të njëjtin qark, Liri Dëma.

Teksa publikon një foto krah saj, Luan Rama thekson se është privilegj për të që të jetë në krah të kandidates Dëma.

Sipas Ramës, Liri Dëma është gruaja që mishëron më së miri qytetaren e angazhuar dhe veprimtaren e palodhur.

Mesazhi i Luan Ramës:

25 prilli – dita e madhe e fitores:
LIRI DËMA, ZONJA QË MERITON
TA VOTONI …
Çfarë privilegji për mua të kem në krah në listën e kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës një zonjë si Liri Dëma, gruaja që mishëron më së miri qytetaren e angazhuar dhe veprimtaren e palodhur, zërin në mbrojtje të grave vlonjate dhe avokaten e palodhur të interesit publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb