Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur ditën e sotme në Korçë në jë takim me struktuarat dhe me simpatizantë. Me një reagim në Facebook, Kryemadhi shkruan se. LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve.jo fton çdo shqiptar t’i bashkohet për të ndërtuar bashkë një alternativë të besueshme që i përgjigjet siç duhet nevojave të vendit.

“Sot në qytetin e Korçës, ku të gjithë janë të qartë mbi arsyet e vërteta të masakrës elektorale, që lejuan vazhdimin e mandatit të qeverisjes aktuale. Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme. LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve. Çdo shqiptar është i ftuar të na bashkohet, për të ndërtuar bashkë një alternativë të besueshme që i përgjigjet siç duhet nevojave të vendit”- shkruan ajo.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb