Analisti Arjan Vasjari, tha në emisionin “Real Story”, në “News 24”, se ka një shpresë të vogël pas 25 prillit. Ai tha se Refroma në Drejtësi mund të mos kalojë në sitë klasat e larta politike, pasi nuk ekzistojnë fakte e prova reale.

“Nëse ne kemi këtë politikë sot nuk kemi shoqërinë më të emancipuar. Partitë politike janë pasqyrimi i shoqërisë tonë. Ne vijojmë të konsumojmë një tranzicion 30-vjeçar, nëse shoqëria dot ishte vërtetë aq homogjene në reagimin e saj ndaj kësaj qeveria, nuk do të rezistonte dot asnjë kastë politike. Në Shqipëri ka rezistuar, edhe në terma afatshkurtër, them se do të ekzistojë. 25 prilli do të jetë një prag historik, që do e shprishë këtë lloj balance mes shoqërisë dhe politikës. Por 25 prilli do të jetë vetëm fillimi. Këtu ka një keqkuptim për Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi po sulmohet nga faktorë ekstra politikë, sepse ajo sulmohet nga populizmi penal. Kjo është që të krijohet ideja që kemi dosjet gati për Monikën, Metën, Ramën. Por nuk është kështu. Reforma në Drejtësi funksionon mbi fakte. Ju nuk do habiteni nëse drejtësia e re, pas disa vitesh personazhe që ne i perzumojmë si fajtorë, për PPP, Teatër, do të jenë të lirë. Do të jenë të lirë sepse s’do të ketë fakte”, u shpreh analisti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb