Numri i njerëzve të vdekur nga shpërthimet e radiolidhjeve të mërkurën në Liban është rritur në 25, ka bërë të ditur të enjten ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad, ka thënë në një konferencë për media se të paktën 608 persona janë të plagosur.
Numri i të vdekurve nga dy ditët e shpërthimeve në Liban tani është 37, pasi të paktën 12 njerëz u vranë si rezultat i eksplodimit të pajxherëve të martën.
Ushtria libaneze ka bërë të ditur se po shpërthen pejxherë dhe pajisje të tjera “të dyshimta” në të gjithë vendin pas eksplodimeve të së martës dhe mërkurës.
Në një deklaratë të postuar për X, ushtria u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendeve të shpërthimit.
Njësitë e specializuara të ushtrisë po shpërthejnë pejxhera të dyshimtë dhe pajisje komunikimi në zona të ndryshme.