*Gazetari Elez Biberaj publikon foto nga nënshkrimi i memorandumit Shqipëri-SHBA në 15 mars 1991.

TIRANE- Pesëmbëdhjetë marsi i këtij viti, shënon 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Për të festuar këtë çerek-shekulli të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber, ftoi në një “Takim mes Kolegësh” ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve, promotorët që kanë punuar me aq përkushtim dhe vendosmëri në rritjen e konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Shtetet e Bashkuara i janë gjendur pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momentet më të vështira, e kanë mbështetur gjatë procesit të demokratizimit të shoqërisë së saj dhe kanë ndihmuar në përpjekjet e vazhdueshme për zhvillimin e ekonomisë së tregut, konsolidimin e shtetit dhe integrimin euroatlantik.

Përgjatë viteve, vendet tona, tashmë partnere strategjike, kanë avancuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, duke ndarë së bashku një sërë sfidash dhe angazhimesh. Si një vend anëtar i NATO-s Shqipëria ka dhënë dhe vijon të japë kontributin e saj në një numër misionesh të përbashkëta, të tilla si ato në Afganistan dhe në Irak. Vendet tona mbeten të angazhuara për ruajtjen e paqes dhe stabilitet rajonal, për vazhdimin e luftës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për përballimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë.

Ambasadorët, të cilët u ndodhen për herë të parë në një tryezë të përbashkët, patën mundësinë të diskutonin një sërë çështjesh që përbëjnë interes për të dyja vendet. Ambasadori i parë Amerikan në Shqipëri William Ryerson, së bashku ma të gjithë të mëparshmit, Mariza Lino, Marcie Ries, John Withers, Aleksander Arvizu, si dhe ambasadori aktual, Donald Lu, iu bashkuan Ambasadores Faber në këtë takim, me dëshirën që të vazhdojnë t’i qëndrojnë gjithmonë afër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Privilegji i mbrëmjes ishin histori të jashtëzakonshme të rrugëtimit në kohë, Shqipëria në vitet e para pas viteve ’90, vitet e vështira të ’97-tës, transformimet e mëdha të vendit drejt një anëtarësie në NATO, drejt një shteti europian si dhe perspektivat e sotme të Shqipërisë për të ecur përpara. Me gjithë ndryshimet e mëdha, një gjë nuk ka ndryshuar në Shqipëri, dashuria dhe respekti pa kufi për popullin dhe qeverinë amerikane. Vetëm një çerek shekulli, por në Amerikë, është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i miqve dhe mbështetësve të Shqipërisë, ku spikasin mbështetja e këtyre Ambasadorëve që nuk rreshtin së dashuri dhe së foluri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në emër të shtetit dhe qeverisë shqiptare, ambasadorja Faber falenderoi Ambasadorët për gjithë mbështetjen dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm.

Foto e Ditës shrkuan dhe ambasada e SHBA ne faqen zyrtare ne Facebook duke publikuar foton me kete tekst: Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli Faber me Ambasadorin Amerikan në Shqipëri Donald Lu, dhe 5 ish Ambasadorët amerikanë John L Withers II, William E. Ryerson, Alexander A. Arvizu, Marisa R. Lino, dhe Marcie B. Ries. Sot, më 15 mars, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria festojnë 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve të tyre diplomatike. ‪#‎25ViteMiqësi‬

shbaaa

Gazetari Elez Biberaj publikon foto nga nënshkrimi i memorandumit Shqipëri-SHBA në 15 mars 1991

Gazetari Elez Biberaj ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” foto nga 15 marsi i vitit 1991, kur u nënshkrua memorandumi Shqipëri-SHBA. Nënshkrues të memorandumit ishin Raymond Seitz dhe ministri shqiptar Muhamet Kapllani. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të memorandumit ishin Sali Berisha dhe Gramoz Pashko.

10356775_1058174830907797_291573798768267569_n

150239_1058174960907784_7367702877008267384_n

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: