Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përkujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një nga mizoritë më të turpshme sipas tij që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për ish shefin e diplomacisë shqiptare, kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës shkon në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Bushati thotë se kjo është një ditë reflektimi që nderon kujtimin e mbi 8 mijë boshnjakëve që humbën jetën në Serbrenicë, por dhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive për shkak të identitetit të tyre.

“Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta”, thotë Bushati në shënimin e tij.

Statusi i plote:
25 vjet më parë bota u bë dëshmitare e një mizorie të turpshme e të paparë në tokën europiane, që prej Luftës së Dytë Botërore. 8372 boshnjakë humbën jetën në Srebrenicë, si rezultat i fushatës genocidiste të forcave serbe.
Në këtë ditë reflektimi, nderojmë kujtimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë, por edhe viktimat e tjera që i janë nënshtruar mizorive masive, për shkak të identitetit të tyre.
Kultura mbizotëruese e mohimit dhe revizionimit të historisë, tendencat për të vendosur shenja barazimi mes xhelatëve dhe viktimave, shoqëruar me tentativat për marrëveshje për amnestimin e krimeve të luftës, shkojnë në drejtim të kundërt me ndërtimin e paqes së qëndrueshme, procesin e pajtimit dhe rrugën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Pajtimi në epokën e pasluftës kërkon respekt dhe ndjeshmëri për të kaluarën, të mbijetuarit dhe familjet e tyre. Kjo është e vetmja garanci për mospërsëritjen e mizorive të së kaluarës dhe ndërtimit të shoqërive paqësore, gjithpërfshirëse dhe të drejta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb