TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka përkujtuar përmes një postimi në facebook 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

“Denimi i genocidit, krimeve kundër njerëzimit e krimeve të luftës bëhet pa ekuivok.” Shkruan Pollo ndër të tjera në postimin e tij.

Statusi i plotë:
Para 25 vitesh forcat serbe kryen në Srebrenicë genocid kundër civilëve boshnjakë. Në përkujtojmë sot tē tërë viktimat e luftrave ne ish Jugosllavi; dhe sjellim në kujtesë mizoritë e asaj kohe.
Denimi i genocidit, krimeve kundër njerëzimit e krimeve të luftës bëhet pa ekuivok.
Pranimi i të vërtetës, pendesa e pajtimi ndihmon për të kapërcuer dasitë e pēr të ecur drejt një të ardhmeje mē të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb