Kroni 11 muajsh, mezi priti të takonte të atin pas diplomimit si magjistrat. Duke thënë se sot ishte një ndër ditët më të shënuara të jetës së tij, gjyqtari Orgent Nazaj i ka të qarta sfidat që e presin
“Unë jam një gjyqtar, emocioni patjetër është i veçantë, ka qenë një nga misionet e mia në jetë që unë të arrija të bëhesha magjistrat. Ja arrita! sot është dita më e shënuar e jetës sime.

Sfidat kuptohet që janë për shkak të mangësive në sistem, numrit të pakët të gjyqtarëve në sistem, çështjeve të mbartura. Jam besimplotë dhe shpresë plotë që çdo magjistrat do ja dalë më sukses”, tha për News 24 Orgent Nazaj, gjyqtar i sapodiplomuar.
Shkolla e Magjistraturës kremtoi 25 vjetorin e themelimit teksa diplomoi edhe brezin e ri te magjistratëve në praninë e Presidentit te Republikës, trupit diplomatik të akredituar dhe personaliteteve të fushës së drejtësisë. Nuk ka pasur asnjë surprizë edhe me magjistratët e sapodiplomuar pasi mbizotëronin gjyqtaret dhe prokuroret. 31 magjistratë nga 46 që u diplomuan ishin vajza dhe gra, të cilat ndanë me News 24 ndjesitë dhe folën për pritshmëritë kur te veshin togat e zeza
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, theksoi se Shkolla e Magjistraturës duhet që të ruajë një rol më aktiv dhe të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

E pranishme në event, ambasadorja amerikane Yuri Kim u bëri thirrje magjistratëve të rinj të mos dorëzohen dhe të bëhen shpresë për Shqipërinë, një apel e kishte për Shkollën e Magjistraturës kur tha se duhet të bëjë ndryshime.
“ Sot, ne shënojmë një gur kilometrik të rëndësishëm në evolucionin demokratik të Shqipërisë. Për 25 vjet kjo shkollë ka qenë një shtyllë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Do të jetë e nevojshme që shkolla e Magjistraturës të miratojë ndryshime. Të modernizohet, të mbajë hapin me kërkesat e reformës në drejtësi. Shpresojmë që shkolla do i përgjigjet nevojave të një sistemi drejtësie në ndryshim e përmirësim. Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve për tu përballuar me ato sfida. Shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë për para se të shkoni në punë dhe t’i thoni vetes: Unë do të jem pjesë e arsyes se përse Shqipëria është me e mirë, unë do të jem pjesë e arsyes qe populli im të ketë shpresë, që Shqipëria te jetë ne BE. Vërtetë shpresoj se do ta bëni këtë, ju përgëzoj mos u dorëzoni kurrë!”,-tha Kim.

Që nga themelimi ne vitin e mbrapshtë 1997, Shkolla e Magjistraturës, një institucion me status te veçantë Kushtetues u bë një rreze dielli për sistemin e drejtësisë. Gjatë 25 viteve janë diplomuar 244 gjyqtare dhe 153 prokurore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: