* Besim Ndregjoni: Krimet e kësaj qeverie do t’i ndëshkojë drejtësia

TIRANE– Është shënuar sot 25-vjetori i shoqatës së të përndjekurve politikë. Ish-të përndjekurit janë shprehur se duhet të tregohet më shumë vëmendje ndaj tyre, ndërsa kanë shtuar se ata kanë rënë pre e politikës.

Besim Ndregjoni tha se “Veliaj rrethon gjykata dhe shkel kushtetutën. Ai tha se krimet e bëra nga pushtetarët një ditë do të ndëshkohen, duke u shprehur se kjo nuk është rilindje, por “qeveria më e keqe që ka prodhuar vendi në vitet e pluralizmin”.

“Dekriminalizimi të fillojë me vrasjen e intelektualëve shqiptarë”, tha Ndregjoni.

Më tej, ai tha se ambasadorët ndërkombëtarë nuk reaguar ndaj rrethimit të Gjykatës nga Veliaj, ndërsa tha se ata reaguan për djegien e bunkerit në Tiranë.

“Ne do t’i djegim simbolet e komunizmit, dhe vendit do t’i japim zhvillimin, progresin. Ne 45 vite kërkuam lirinë, dhe 25 vite po përpiqemi ta mbrojmë”, tha Ndregjoni.

I pranishëm në këtë aktivitet, Presidenti Bujar Nishani tha se vendi ynë duhet të ruajë memorien historike, “rezistencën tuaj”. Kreu i Shtetit tha se duhet angazhim për të dënuar krimet e komunizmit.

“Dëshiroj t’ju garantoj se jam këtu për t’ju sjellë në shenjë reflektimi institucionin e Shtetit Shqiptar dhe për të ndarë me ju, nevojën e madhe që së bashku kemi, në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të memories tonë historike, të përpjekjeve, sakrificave dhe të rezistencës.

Dua të falënderoj të gjithë ato burra e gra që gjatë këtyre 25 viteve kanë bërë përpjekjet më të mëdha për të mbajtur gjallë jo vetëm përplasjen e madhe që antikomunistët dhe patriotët shqiptarë pas LDB patën me regjimin më të errët të Europës komuniste, por për të mbajtur gjallë thelbin e gjithë asaj rezistencë mospajtimin dhe kundërvënien ndaj izolimit, prapambetjes, varfërisë.

Shqipëria jonë, kombi dhe populli ynë ka patur një histori të gjatë, e cila është ndarë përmes luftërash sakrificash, ecjesh, qëndrimi në vend. Por që gjithmonë ka patur një dimension të pandryshueshëm është të rezistencës, ndaj okupimit, dhunës, agresionit, tjetërsimit, dhe padyshim që çdo njeri është i bindur se një pjesë e rëndësishme e kësaj historie të gjatë është edhe rezistenca antikomuniste në Shqipëri”, tha Presidenti Nishani.

“Ju që jeni pjesa më aktive dhe më dinamike në atë përballje të madhe. keni të gjithë përgjegësinë të angazhohemi për he hetuar dhe dënuar krimet e komunizmit, por të ridimensionojmë përpjekjet e tyre”, tha kreu i Shtetit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: