Rreth 250 varre, që datojnë rreth 4 200 vjet më parë, janë zbuluar në Egjiptin Qendror nga një mision i Këshillit Suprem të Antikiteteve Egjiptiane në Guhaverën e Sohag, njoftoi Ministria Egjiptiane e Antikiteteve.

Mustafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, specifikoi se ”ato datojnë nga fundi i Mbretërisë së Vjetër deri në fund të periudhës Ptolemeike”.

Gërmimet gjithashtu çuan në zbulimin e “shumë enëve qeramike, disa prej të cilave u përdorën në jetën e përditshme dhe të tjerat si kryevepra simbolike miniaturë, të njohura si ”vot”.

”Vot janë vazo të vogla sferike me veshje të verdhë nga jashtë”, thuhet në komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: