KANANDA- Një avion i linjës Turkish Airlin, me e 256 persona në bord që u nis nga Nju Jorku i Shteteve të Bashkuara bëri ulje të detyruar në Kanada pas një kërcënimi për bombë. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet zyrtare kanadeze.

Avioni turk u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin ndërkombëtar Halifax në lindje të Kanadasë.

Policia kanadeze po investigon, por nuk ka dhënë komente mbi detajet e alarmit për bombë, shkruan BBC. Incidenti vjen një javë pas sulmeve në Paris, ku u vranë 129 persona.

ALARM PËR ZJARR NË AEROPORT E GATËICK NË LONDËR
Sakaq, autoritetet në Londër janë vënë në lëvizje pas një alarmi për zjarr në aeroportin e Gatwick. Duke marrë shkak nga kjo situatë kaotike janë evakuuar udhëtarët.
(ed.me/BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: