Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD, Edi Paloka ka shpërthyer me një status ndaj kryeministrit Edi Rama dhe atyre që e mbështesin atë në Facebook-un e tij një ditë pas protestës së opozitës.

“Qe Rama do leshonte kone e buce ti lehnin protestes , kjo ishte cfare pritej prej tij dhe ne fakt nuk ndryshoi as kete here pas protestës,” shkruan Paloka.

Deputeti demokrat gjithashtu shton se njerëzit në protestë “i ranë këmbanës fort dje dhe se asgjë nuk do të jetë më njësoj”.

Statusi i plotë

Qe Rama do leshonte kone e buce ti lehnin protestes , kjo ishte cfare pritej prej tij dhe ne fakt nuk ndryshoi as kete here pas protestes.

Nderkohe qe atij vete i duhen disa dite te shtrengoj vshikzen ( qe i del jashte kontrolli sa here ka protesta) , leshon bajgangrenesit e tij, ANAL-istet e borderose qe te qelbin ajrin per disa dite.

Po kete here, vihet re , qe edhe keta ishin me te paket, ishin vetem me te shpifurit e qe ne fakt me shume perpiqeshin ti jepnin zemer shefit te tyre sepse fundi i tij eshte dhe fundi i tyre.

Njerzit dje ne shesh i rane kembanes dhe fort, kush nuk do te degjoje e ka per te zeze te tij.

Asgje nuk do jete me njesoj. Ta kuptojne mire ata qe shpresojne dhe urojne te kunderten.

Heren tjeter kembanat nuk do te bien per paralajmerim e ca me pak do bien per dasem…

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: