Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 maj të vitit 1999 ka konfirmuar se ka paditur presidentin e Serbisë Slobodan Millosheviç. Ai akuzohej si kriminel lufte.

Me urdhrin e Qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, ku me 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviçi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë. Gjykimi kundër Millosheviçit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002.

Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar me në fund të gushtit të këtij viti.

Me 22 shkurt, Milloshviçi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje pasi tha se ishte sëmurë, ndërsa me 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi. Me 11mars 2006 në ora 9:30, u gjet i vdekur në qelinë e tij.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb