27 vite pritje për të festuar më në fund me titullin kampion. Teuta feston me goleadë këtë fund sezoni, më në fund Edi Martini dhe të besuarit e tij realizojnë ëndrrën e një qyteti. Titulli i fundit dukej një përjetësi, besuan dhe ndërtuan një grup shumë solid, bën provat gjenerale një vit më parë duke fituar Kupën e Shqipërisë dhe më pas SuperKupën, ndërsa këtë sezon si rrallë herë vendosën si objektiv që në start titullin dhe në fund ia arritën. Në një sezon me ulje ngritje dhe më të papritura pafund, përmbysje kundër përmbysje, në fund fitoi ekipi që gaboi më pak. Bregdetarët festojnë me meritë për këtë titull, deri në sfidën e fundit, në këtë pikë i solli mbrojtja, një “bunker” i ndërtuar nga Edi Martini ndërsa kundër fierakëve tifozët e shumtë në stadium shijuan magjinë e Dejvi Bregut, një lojtarë me shumë klas, autor i një “tripletë”.

Index
Index

Apolonia nuk arriti ti bëj keq, luajtën një futboll të hapur por vetëm kaq, pa mundur të bëhen pengesë. Nuk mundi as Vllaznia ti prish festën Edi Martinit, me shkodranin që feston për herë të parë në karrierë titullin kampion. Ky titull ka një shije të veçantë, u arrit në një vit të vështirë për të gjithë, pa tifozë dhe pa emocione në shkallët e stadiumit. Në Durrës është koha për të festuar, për të projektuar më pas një të ardhme akoma më të mirë, ku gjithçka nis nga paraeliminatoret e Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb