TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot gjithë shqiptarët për festën e pavarësisë, 28 nëntorin. Me anë të një mesazhi të shkurtër në rrjetin social ‘Facebook’ Rama ka shprehur mirënjohje për etërit themelues të shtetit shqiptar, duke nisur nga Ismail Qemali.

“GËZUAR DITËN E PAVARËSISË??
Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithe etërve themelues të shtetit shqiptar!
Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!”, citohet në urimin e kreut të qeverisë shqiptare.

Urimit për këtë festë kombëtare pritet t’i bashkohen edhe politikanë të tjerë të vendit, ndërsa shumë prej tyre pritet të udhëtojnë drejt Vlorës, qyteti simbol i shpalljes së pavarësisë. Si sot, 104 vite më parë, përkatësisht më 1912, Ismail Qemali ngriti në Vlorë Flamurin Kombëtar dhe e shpalli Shqipërinë shtet të Pavarur dhe Sovran.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: