Në Urën e Katiut në fshatin Bënjë, Përmet një monument i çmuar i zonës, po punohet për restaurimin e saj.

Mjeshtrat e restaurimit, së bashku me 28 pjesëmarrësit e Kampit Rajonal të Restaurimit nr. 44, janë duke vënë në zbatim projektin restaurues të hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Projekti synon t’i rikthejë shkëlqimin një prej monumenteve më me vlerë të zonës.

Për herë të parë KRR e organizuar nga CHwB Albania shtrihet këtë vit edhe në Përmet. Kampi organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

Janë 28 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit të cilët po punojnë për restaurimin e Urës së Katiut në Bënjë.

Ura është ndërtuar në mesin e viteve 1700, ruan edhe sot funksionin esaj. Ajo është e lartë afro 7 m. Gjatësia e kalldrëmit diku te 30 m linearë, ndërsa gjerësia afro 90 cm. Ura ka harkun e madh dhe një dritare jo të vogël. Punuar e gjitha me gur nga mjeshtër vendas, ajo tërheq vëmendjen edhe nga ana estetike. Kjo vepër ka statusin e monumentit të kulturës. ( Marrë nga Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb