Liverpulit i mungon titulli kampion që prej vitit të largët 1991, kur “Reds”-at triumfuan për herë të fundit në Premier Ligë. Që prej asaj dite të kuqtë nga “Anfield Road” i janë afruar disa herë, por kurrë nuk kanë mundur të kurorëzohen, ndërsa kanë vuajtur jo pak fuqizimin e klubeve të ndryshëm si çelsi apo Mançester Siti. Këtë sezon Liverpuli është një nga kandidatët potencalë, ndërsa për shumë javë ka qenë në krye të klasifikimit, madje dhe duke u shkëputur, por distancat janë ngushtuar sërish dhe Salah e ka një shpjegim për këtë situatë.

“Është normale të ketë presion, e kam thënë edhe më parë. Nëse synon të fitosh titullin, duhet të punosh shumë dhe të mësohesh me presionin. Tani është ndryshe, sepse jemi afër fundit të kampionatit, por 3 pikët kanë të njëjtën vlerë si në fillimin e sezonit. Për mua është një ëndërr të fitoj titullin me Liverpulin”, – tha sulmuesi egjiptian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: