Mesfushori i Newcastle, Joelinton është gjobitur me më pak se një javë pagë, pasi pranoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur.

26-vjeçari u ndalua nga policia ndërsa dështoi në testin e alkolit, i cili tregoi se ai kishte 43 mg alkool për 100 ml frymëmarrje, kur kufiri ligjor është 35 mg.

Gjykatësi i distriktit, Paul Currer e gjobiti atë me 29 000 sterlina (35 950 dollarë) dhe e ndaloi të drejtonte makinën për 12 muaj, të cilat do të reduktohen në nëntë muaj nëse ai përfundon një kurs rehabilitimi.

Gjykatësi llogariti gjobën bazuar në dokumentet që tregojnë se paga e tij javore ishte 43 000 sterlina.

Lojtari gjithashtu duhet të paguajë një kosto shtesë prej 2 000 sterlinash.

Prokurorja Jonathan Stirland deklaroi se ”oficerët vunë re makinën e tij duke ecur me shpejtësi të madhe pranë fushës së futbollit dhe i kërkuan shoferit të ndalonte”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb